Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

RENEA tregon muskujt në Dubai, elita e policisë shqiptare renditet e 10-ta nga 41 vende

21:31 / March 18, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
renea dubai
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reparti Special RENEA, elita e Policisë së Shtetit, u rendit e 10-ta mes 41 forcave speciale nga e gjithë bota, në një garë ndërkombëtare të forcave speciale, që u zhvillua në Dubai.Nga data 13-17 mars u zhvilluan garat policore SWAT Challenge 2022, me pjesëmarrjen e 41 ekipeve të forcave speciale nga e gjithë bota.

Për ekipin e RENEA-s është hera e parë që merr pjesë në këtë aktivitet, në një kohë që ekipet e tjera morën pjesë për të katërtin vit radhazi.Paraqitja e ekipit elitë RENEA ishte dinjitoze. Që në ditën e parë, skuadra e RENEA-s u rendit në vendin e 10-të, duke lënë pas forca elitë europiane e botërore.Tek ekipi i RENEA-s, komentatorëve u ra në sy shpirti i garës, kompaktësia e veprimeve taktike në grup, rezistenca, displina si dhe përgatitja e lartë fizike.

Garën e fundit, kalimin e Brezit të kalitjes, ekipi i RENEA-s e përfundoi me sukses, në një kohë kur 19 ekipe, nga 41 që ishin pjesëmarrëse, e ndërprenë garën në mes, pa e përfunduar atë, pasi nuk e përballuan ngarkesën e lartë fizike.Edhe këtë garë, RENEA jo vetëm që e përfundoi, por edhe u rendit para shumë ekipeve të forcave speciale elitë të botës.

Dubai muskujt RENEA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.