Aktorja Monika Lubonja ka folur për një sërë çështjesh të rëndësishme nga jeta e saj.
E ftuar në emisionin ‘Live from Tirana’ foli për projektet e saja pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother VIP.
“Para “BBV” isha po ajo Monik që po vazhdon akoma sepse ato kohë punoja si këshilltare, merresha me organizimin e fëmijëve në Bashkinë e Tiranës. Gjërat e mia ishin pezulluar me kohë. Unë në një marrëdhënie institucionale jam korrekte dhe jam krenare për këtë. Do e falenderoja kryebashkiakun Erion Veliaj për këtë mundësi që më dha. Pastaj isha gjithmonë në kuadrin që doja të ngreja shfaqjet, ato që kam përzemër, që dua të sjell muzikalin për herë të parë për fëmijët në Shqipëri me të gjithë grupmoshat e fëmijëve, me muzikantë, profesionistë, aktor, etj. Tani që dola besoj se shumë shpejt do të ngrejë grupin e aktorëve të vëgjel për me 1 qershor për një muzikal por nuk po zbuloj më shumë. Unë kam 2 muzikale për të sjellë, një në qeshor dhe një në fundvit. Janë projekte që dua t’i ngre me profesionalizëm. Unë jam imazhi i një rrjeti dyqanesh me veshje, më pëlqen si projekt. Dua që të gjitha gratë të kenë një tjetër mënyrë veshjeje dhe t’i shikojnë me më shumë ngjyra. Nëse do të isha në një kohë tjetër do të isha padiskutim aktore por do merresha edhe me modën”, është shprehur Lubonja.
