Këtë paradite, kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbritur vetë në terren për të inspektuar personalisht çmimet e ushqimeve nëpër markete. Kjo vizitë e kryeministrit në market vjen në kuadër të administrimit të çmimit të ushqimeve nëpër markete.
Gjatë kësaj vizite, Rama theksoi ëse në këtë situatë e rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm ndërsa marzhi i fitimit në këto momente duhet me patjetër të jetë super minimal.
Kreu i qeverisë shoqërohej në këtë vizitë edhe nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. Mes të tjerash, Rama theksoi gjithashtu se shteti nuk mund të ndërhyjë te çmimet, por duhet vendosur një kompromis nga ana e tregtarëve.
“Situata është e vështirë shumë. Duam që të ketë një lloj solidariteti dhe dakordësie nga ju. Vaji është një problem i madh… Ne nuk kemi kërkuar që të kërkojmë që të ketë çmime që të fillojë humbja e furnizuesve, pasi shkon në kolaps. Do të ishte jeta shumë e bukur nëse do të mundej që ekonominë ta lëviznin privatët dhe çmimet t’i vendoste shteti, pasi kjo nuk ekziston. Por kjo ulje është ajo që duam ne.”, u shpreh Rama.
