Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama vizitë në një furrë buke: Të mos lejojmë abuzimet me çmimet, duhen mirëkuptuar njerzit

12:24 / March 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 60 770x446 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, nuk i ka ndalur inspektimet në terren për të parë nga afër situatën e çmimeve nëpër biznese të ndryshme të Tiranës. Kësaj here, kryeministri së bashku me ministren Ibrahimaj vizituan një furrë buke në kryeqytet.

Në fjalën e tij, Rama tha se në këtë situatë nuk duhet që të ketë abuzime në treg dhe se çmimet e produkteve duhet që të mos fusin në vështirësi as bizneset dhe as qytetarët.

Gjithashtu, kreu i qeverisë shtoi se në kuadër të kësaj situate të krijuar për shkak të ngritjes së çmimeve, do të ndëshkohet çdo abuzim me çmimet përtej asaj që vendos Bordi i Administrimit.

“Kjo është një fazë vështirësie për të gjithë, pavarësisht se këtu tendenca është që t’i hidhet faji furnizuesve, prodhuesve e tregtarëve. Jemi pak në atë frymën antikapitaliste në këto momente. Por duhen mirëkuptuar njerëzit që kanë këtë stres. Por ajo që ne duhet të bëjmë është të mos lejojmë abuzimet sa të mundemi. Çmimet duhet të jenë të tilla që edhe ju të mos futeni në vështirësi, por të nxirrni një minimum fitimi që ju duhet për të vazhduar në këtë periudhë. Jo për të shfrytëzuar rastin për të nxjerrë më shumë fitime se sa në kohë normale.

Duhet të jeni shumë solidarë që të mos përfitoni në kurriz të njerëzve që këto i kanë bazë. Ju jeni biznes i vogël, nuk keni taksa dhe as TVSH. Nuk duam të ngarkoheni me taksa. Nuk mund t’ju rrisim taksat në këtë fazë, është diçka që nuk mund ta bëjmë. Tani ju takon edhe juve që të jeni maksimalisht të vëmendshëm që njerëzit të marrin atë që ju takon. Ju jeni model këtu” u shpreh Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.