Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Berisha takim me emigrantë shqiptarë në Greqi: Rikthimi i PD-së në opozitë u provua në 6 mars

13:05 / March 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të dielë një rikthyer takim me emigrantët shqiptarë të clët jetojnë dhe punojnë në shtetin grek.

Gjatë fjalës së mbajtur, Berisha e vuri theksin tek situata politike e kohëve të fundit në vendin tonë për të cilën tha se është shumë e ndërlikuar. Megjithatë, ai u shpres se tashmë zgjedhjet e 6 marsit dëshmuan rikthimin e fuqishëm të PD-së në opozitë.

Nuk munguan as akuzat ndaj qeverisë, ku Berisha tha se e kjo e fundit e ka mbushur vendin me banda kriminale dhe drogë dhe thekson se shumë shpejt tashmë do të jetë fundi i kësaj situate.

Ish kreu i PD-së garantoi shqiptarët që jetojnë në Greqi se diaspora do të ketë një vend të rëndësishëm tek prioriteti i PD-së.

“Zhvillimet në Shqipëri siç dhe i keni ndjekur kanë qenë dhe mbeten shumë problematike, vendi qeveriset nga një qeveri e papërgjegjshme e cila në këto vite njëlloj si në diktatura ja ka dalë të ndalojë dhe të kthejë pas kohën. Shqipëria në 8 vite nuk njohu progres në procesin e integrimit në BE në këto 8 vite shqiptarët u varfëruan dhe mjerimi u rrit me 3-4 herë. Nga një shoqëri me rrogat mesatare më të larta në Rajon, pa u krahasuar me Greqinë, sot vendi ka rrogën mesatare më të ulët se Kosova dhe në rajon.

Bandat droga dhe krimi bëjnë qeverisjen tashmë, zgjedhjet dhe vota e lirë në realitet janë përjashtuar nga shoqëria. Në PS nga 2009 e deri më sot nuk bëhen më zgjedhje, këtë  model e imitoi edhe ish kreu i PD-së Lulzim Basha në këto kushte në kushtet kur Partia Demokratike ndodhej në një agoni pas një serie humbjesh njëra pas tjetrës, u morën nisma për rithemelimin e saj dhe ju i keni ndjekur këto zhvillime.

Në këto 5 muaj përpjekjet për rithemelimin e PD-së janë zhvillimi më i madh politik në vend. 11 dhjetori me Kuvendin, Referendumi i 18 dhjetorit dhe zgjedhjet e 6 marsit të cilat dëshmuan qartë opozitën e vërtetë të vendit, ndonëse duke i marrë padrejtësisë logon PD-ja e vërtetë mori mbështetjen e 70% të elektoratit të djathtë. Kemi rikthimin e fuqishëm të PD-së si forcë e vërtetë opozitare.

Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë që diaspora të ketë vendin e saj në zgjedhjet në vend. Emigracioni do të ketë prioritet për Partinë Demokratike’, deklaroi Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.