Xherdan Shaqiri ka mundur të shënojë golin e parë në aventurën e tij amerikane me Chicago Firen. Skuadra e Chicago Firen ku luan kosovari me nënshtetësi zvicerane është pjesë e kampionatit elitar amerikan të futbollit.
Mesfushori gjilanas gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 50-të nga pika e bardhë duke bërë që ekipi i tij të marrë epërsinë 2:0.
Kujtojmë që përveç këtij goli, Shaqiri ka tashmë edhe dy asistime me skuadrën e tij të re.
FOR THE HOME CROWD @XS_11official pic.twitter.com/4kry0USPt1
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) March 19, 2022
