Vetëm para pak ditësh, moderatorja e njohur e ekranit shqiptar Dojna Mema bëri publik lajmin se është në pritje të ëmbël për të parën herë.
Gjatë kohës që Mema prezantonte “Fun Club”, ajo në fakt ishte shtatzënë dhe mundohej të ‘kamuflohej’ disi, pasi publiku ende nuk e dinte këtë gjë.
Përmes një pyetësori të clin e zhvilloi ditën e sotme me ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, bukuroshja Dojna ka rrëfyer edhe disa të pathëna lidhur me shtatzëninë e saj.
Dojna tha se meqënëse ajo dhe motra e saj janë të vetmet vajza në familje dhe nuk e kanë patur fatin të kenë një vëlla, e ëma e saj kur e mori vesh lajmin dëshironte shumë që ajo të ishte në pritje të një djali.
“Një djalë në familje, si ndiheni? Jeni dy motra, mami, pa vëlla?-e pyet njëra nga ndjekëset.
“Mami dhe motra që kur e morën vesh për shtatzëninë, luteshin të ishte djalë. Ka munguar një çun në familje dhe babi e donte shumë. Ndërsa për mua është sfidë e madhe sepse nuk kam parë nga afër si është të rrisësh një djalë në familje.”- ka treguar ajo.

Ndërkohë dikush tjetër e pyet atë se si si i ka marrëdhëniet me ushqimin dhe aromat gjatë kësaj periudhe.
“Nuk duroj dot aromën e qepës, pulës dhe vezës. Për të tjerat jam në rregull. Kam neps dhe për brumëra dhe fruta.”– theksoi moderatorja.

Kurse përsa i përket zgjedhjes së emrit, ajo ka treguar se do dëshironte shumë një emër të thjeshtë, që tingëllon unik dhe se i kanë disa emra gati por ende nuk e kanë zgjedhur.
‘Më pëlqejnë emrat shumë të thjeshtë që tingëllojnë unik.Nuk më pëlqejnë emrat e sforcuar apo të sajuar vetëm për hir të të qenurit unik.Kemi disa emra ndërmend, por do ta zgjedhim kur të shohim bebin-u përgjigj Dojna.

