Agron Malaj, kryetar i Bashkisë së Matit jo vetëm vijon investimet e rëndësishme në këtë trevë, por promovon edhe monumentet historike të cilat në Mat janë të shumta.
Në postimin e fundit Malaj publikon vendbanimet dhe shpellat e rralla të Bruçit në Njësinë Administrative Rukaj.
Postimi i kryebashkiakut:
Mati ofron mundësi të shumëta për vizitorët e çdo stine. Fshati #Bruç ka disa pika atraktive në të cilat ia vlen të ndalesh.
Aty gjenden, vendbanimet prehistorike të luginës Valit, si shpella e Blazit, Nezirit, Pëllumbave me status “Monumente Kulturore” si dhe shpella e Këputës. Keto site arkeologjike kanë dhënë dëshmi të rëndësishme mbi ekzistencën e Matit prehistorik që daton në paleolitin e sipërm (1800p.e.s).
Shpellat kanë gjatësi që variojnë nga 50 m në 250 m, kanë shumë kthina, me stalagmite dhe stalaktite dhe ofrojnë një eksperiencë unike për çdo turist vendas apo të huaj.
Ndërsa Shpella e Birme dhe Pëllumbave kanë pamje të bukur natyrore të paeksploruara.
#MatiBukur
#EjaNëMat