Një prej lordëve të trafikut të qenieve njerëzore së bashku me dy kontrabandistë të tjerë janë dënuar me 16 vjet burg pasi kishin kaluar emigrantë shqiptarë ilegalisht për në Britaninë e Madhe.
47 vjeçari Stephen Redhead, ishte kapiteni i jahtit, 45 vjeçari Jean-Pierre Labelle, i cili organizoi udhëtimin me urdhër të një bande kriminale të drejtuar nga shtetas shqiptarë si dhe Christopher Barber, 55 vjeç, dolën para gjykatës ku u dënuan me 16 vite në total. Të tre personat kanë tentuar të kalojnë me jaht 10 shqiptarë nga Franca për në Britaninë e Madhe.
Gjykata e cilësoi këtë rast si “krim ndërkombëtar në shkallë të gjerë” në një përpjekje për të fituar ‘para të konsiderueshme’ në kurriz të atyre që po kontrabandonin. Labelle u deklarua fajtor dhe u dënua me 8 vjet burg, ndërsa Redhead dhe Barber u shpallën fajtorë nga juria për të njëjtën akuzë dhe u burgosën përkatësisht me pesë dhe tre vjet.
Në pamjet video të paraqitura në gjykatë, dukej jahti duke lundruar në një port britanik, ndërsa personat u kapën teksa po qëndronin në kuvertë. Me të mbërritur në orën 19:53, jahti mund të shihet më pas duke lëvizur në portin në East Cowes Marina në Isle of Wight, transmeton Daily Mail. Në një pjesë të sekondës, njerëzit mund të shihen duke dalë nga jahti dhe duke shkuar në qytetin East Cowes. Treshja e dënuar kishte udhëtuar në terminalin ndërkombëtar të trageteve Cherbourg në bregun verior të Francës në mars 2020, i cili fillimisht ishte ndërtuar me porosi në 1976 për një milioner të minierave të qymyrit në Shtetet e Bashkuara.
Gjykata dëgjoi Labelle, i cili ishte “organizatori dhe koordinatori kryesor”, ndërsa Redhead ishte drejtuesi i jahtit dhe Barberi që kujdesej për pjesën teknike. Ata kishin organizuar një udhëtim tjetër në një varkë të vogël të quajtur Freedom, e cila u gjet nga Redhead dhe u ble për 10,500 paund. Jahti u kap pas një operacioni të përbashkët të kryer nga Njësia Rajonale e Krimit të Organizuar, Agjencia Kombëtare e Krimit dhe autoritetet franceze. Sipas gjykatës, policia detare franceze dhe jahti i tyre gati u përplasën 15 herë dhe vetëm kur oficerët e policisë nxorën armët, autorët u tërhoqën duke u vendosur më pas në pranga.