Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me taksat e biznesit të madh, duke lehtësuar kështu barrën për biznesin e vogël.
As këtë herë kreu i qeverisë nuk i ka kursyer ironitë, duke thënë se që prej 2014-ës, Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për biznesin e madh.
“Qysh prej vitit 2014 Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për Biznesin e Madh dhe numrin më të lartë të akuzave e sharjeve për të kundërtën!” ka shkruar kryeministri.