Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona të cilët ishin protagonistë në ngjarjen e ndodhur mbrëmë në zonën e njohur si ish-Kombinati në kryeqytet, ku ndodhi një konflikt me armë. Uniformat blu njoftojnë se kanë vënë në pranga shtetasit: A. Sh., 60 vjeç, E. G., 27 vjeç dhe M. G., 42 vjeç.
Sipas burimeve policore, A. Sh., gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., ka tentuar ta vrasë me armë zjarri. Më pas E. G., së bashku me M. G., kanë goditur A. Sh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një krëhër me municion luftarak, gëzhoja dhe një automjet në pronësi të shtetasit A. Sh.
Njoftimi i policisë:
Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.
Vihen në pranga 3 shtetas, mes tyre një 60-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një tjetër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë në Kombinat, në rrugën “Llambi Bonata”, menjëherë kanë organizuar punën dhe bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. Sh., 60 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
– E. G., 27 vjeç dhe M. G., 42 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi A. Sh., gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., ka tentuar ta vrasë me armë zjarri. Më pas shtetasi E. G., së bashku me shtetasin M. G., kanë goditur shtetasin A. Sh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një krëhër me municion luftarak, gëzhoja dhe një automjet në pronësi të shtetasit A. Sh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
