Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njoftoi se gjatë pasdites së sotme do të mbledhet Grupi Parlamentar i PD-së. Mbledhja është programuar të nisë në orën 17:00 dhe pritet me interes të mësohen rezultatet e kësaj mbledhjeje.
Duhet theksuar se gjatë ditëve të fundit, pjesa më e madhe e deputetëve të PD-së i kanë kërkuar Bashës të dorëhiqet, ndërsa ai kishte kërkuar kohë për ta konsultuar këtë me strukturat e partisë.
Si duket, koha tashmë ka përfunduar dhe Bashës duhet medoemos të marrë një vendim, i cili pritet të shpallet në mbledhjen e sotme.
