Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur të thërrasë sot një mbledhje me gjithë strukturat drejtuese. Ajo që bie në sy është numri i pjesëmarrësve, duke e bërë mbledhjen më të madhe të organizuar që nga humbja e 6 Marsit.
Informacione të dala nga disa burime brenda selisë blu bënë me dije se kreu i demokratëve nuk është mjaftuar me thirrjen e grupit parlamentar. Përveç asaj, kryedemokrati ka thirrur për të qenë në mbledhjen e orës 17:00 edhe kryesinë e partisë si dhe Kolegjin e Kryetarëve.
Mbetet akoma e paqartë se çfarë drejtimi do të marrë mbledhja e sotme, megjithatë disa zëra nga selia blu thonë se duke iu referuar numrit të pjesëmarrësve, pritet që kryedemokrati Basha të komunikojë një vendim të rëndësishëm.
Tashmë që prej 2 javësh, nqë pas daljes së rezultatit të zgjehdjeve të 6 marsit, një pjesë e madhe e deputetëve i kërkuan Bashës të bëjë një hap pas dhe të largohet nga drejtimi i partisë për ti hapur rrugë bashkimit të saj.
Disa prej tyre i vendosën edhe afate Bashës për largimin, afate që tashmë kanë kaluar, ndërkohë që të tjerë kanë deklaruar publikisht se në drejtimin e partisë duhet të jetë një emër i tiij, përveç Bashës dhe Berishës.
Ndërsa kryetarët e degëve të thirrur së fundmi dy herë nga Lulzim Basha kanë kërkuar fillimisht që ai të qëndrojë në krye të partisë dhe në mbledhjen e dytë janë lëkundur në qëndrimin e tyre, duke kërkuar që kryedemokrati të bëjë një hap pas.
