Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryebashkiaku Veliaj: Ia ka vlejtur çdo investim në futboll dhe terrene të reja sportive

15:00 / March 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 03 21 at 3.01.34 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një aktiviteti në një nga fushat multisportive të Parkut të Liqenit Artificial, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se Tirana po dëshmon çdo ditë e më shumë se e meriton titullin si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, duke cilësuar si meritën kyçe të kësaj bashkëjetesën në një qytet me komunitete të të gjitha ngjyrave.

“Është një mundësi fantastike për të treguar sa mendjehapur është Tirana. Pavarësisht sfidave që kemi, në këtë qytet kemi mësuar të bashkëjetojmë me njëri-tjetrin. Është një nga vlerat më të mëdha që kemi, se pavarësisht se jemi një vend që ka kaluar sfida të mëdha si me komunizmin, edhe në tranzicion, kemi mësuar të tolerojmë njëri-tjetrin, sepse besojmë se bashkëjetesa jonë është më e rëndësishme sesa feja e dikujt, partia e dikujt, apo vota e dikujt,” tha Veliaj.

Në kuadër të javës së sportit në Tiranë, Veliaj ishte i pranishëm në ndeshjen e volejbollit e cila u zhvillua mes disa të rinjve amerikanë dhe disa vullnetarëve të Federatës se Paqes, nga ku tha se bashkia e ka treguar vëmendjen te sporti përmes investimeve në terrene të reja sportive.

“Sporti, qoftë futbolli, volejbolli apo basketbolli, janë një mjet për të lidhur njerëzit. Duam të vazhdojmë të njëjtin investim, siç kemi bërë këtu fushën e basketbollit, të volejbollit, të futbollit, edhe për federatat e tjera. Besoj shumë se sporti është ndoshta diplomacia më e mire, është një mënyrë që i bashkon njerëzit. Ndaj, shpresoj shumë se e gjithë kjo javë që ia kemi dedikuar sportit, këtyre terreneve të reja dhe miqësisë mes popujve, të jetë një investim i mirë,” theksoi ai.

Kryebashkiaku tha se futbolli në kryeqytet ka qenë një prej sfidave për të cilat ai ndihet krenar që e ka fituar.

“Ka shumë njerëz që më pyesin pse unë futem në disa beteja, që ndoshta dikush mendon se nuk janë për kryetarin e Bashkisë, por për sportin. Por nuk kam asnjë pishman që ne bëmë një betejë për futbollin, të paktën për Tiranën, sepse për Kukësin ka tjetër kryetar, për Vlorën dikush tjetër, për Sarandën, për Shkodrën tjetër, por të paktën për Tiranën thamë: “Në Tiranë ka “fair play”, në Tiranë kush investon në fusha, si kjo fushë fantastike këtu te Liqeni, do të kërkojë edhe llogari. Kur secili bën betejën e vet, atëherë edhe shumatorja e betejave tona prodhon një qytet më të mirë,” përfundoi Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026

Tabaku për lejen e ndërtimit te parku Tajvan/ Pa garë, pa konkurs e pa procedurë

20:39 / October 5, 2026

Agron Malaj në Kuvend: Banorët e Klosit, Xibrit dhe Martaneshit kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre

19:51 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.