Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Interi merr lajmin e hidhur nga Argjentina!

15:38 / March 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lautaro martinez im trikot von inter 1576149727 28248
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Me vendin e parë në renditje gjithnjë e më larg dhe krizën e rezultateve të pranuara nga Simone Inzaghi pas barazimit ndaj Fiorentinës dhe shtatë pikëve të grumbulluara në shtatë ndeshjet e fundit, lajmi për pozitivitetin e Lautaro Martinez për Coronavirus vjen nga Argjentina dhe bie si nje grusht te zikalterit…

Lajmin e ka dhënë vetë Federata Argjentinase e Futbollit, përmes një Tweet në llogarinë e saj zyrtare: “Lisandro Martínez, për shkak të një dëmtimi në këmbën e majtë dhe Lautaro Martínez, pozitiv me Covid 19, do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese”.

Pandaj El Toro nuk do të luajë kundër Venezuelës dhe Ekuadorit, ndeshjet e fundit për Seleccion në raundin kualifikues drejt Katarit 2022, për të cilin Argjentina tashmë është kualifikuar. Sulmuesi do të duhet të respektojë periudhën e karantinës në shtëpi dhe në këtë pikë për Simone Inzaghin dhe për të gjithë mjedisin e Interit, alarmi bie në funksion të ndeshjes së Juventusit në shtëpi më 3 prill.

Pavarësisht rënies dramatike të performancës në vitin 2022, në fakt, me vetëm tre gola të shënuar në kampionat, të gjithë kundër Salernitana-s, Lautaro Martinez mbetet golashënuesi më i mirë i sezonit të Interit, me 14 gola në 27 ndeshje të ligës. Numri 10 i Nerazzurrëve ka shënuar tashmë edhe këtë sezon ndaj Juventusit.

Ai transformoi penalltinë që hapi rezultatin në finalen e Superkupës së Italisë të luajtur më 12 janarin e kaluar dhe më pas të fituar nga Interi në kohën shtesë 2-1 falë golit të Alexis Sanchez ne minuten e fundit te shteses prej 30 minutash, pasi koha e rregllt ishte mbyllur 0-0.

Lautaro eshte nder me te kritikuarit te Interi bashke me Dzeko, duke qene se atyre u bie me se shumti pesha per shkak te rasteve te shperdoruara ne repartin e avancuar. Megjithate, ne kete fund sezoni duhet kontributi i te gjitheve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

13:58 / September 27, 2026

Manaj e Ismajli: Vuajtëm vetëm minutat e para, duam vendin e parë në grup

11:20 / September 27, 2026

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.