Lulzim Basha konsiderohej si i “përkëdheluri” i ish-Kryeministrit Berisha, i cilin e futi Bashen në politikë dhe e promovoi gjatë tetë viteve të tij në pushtet. Ndërsa në fund i besoi edhe partinë të cilën e drejtoi që nga themelimi i saj.
Më 8 janar 2015, Basha do të anëtarësohej në KOP duke nisur dhe betejat e para politike. Pas fitores gjatë 8 viteve provon disa poste si Ministër i Punëve Publike ose më saktë ministri i rrugës Durrës – Kukës; Ministër i Jashtëm, ose siç njihet ministri i Paktit Detar me Greqinë dhe posti i fundit në qeveri, si Ministër i Brendshëm, ose Ministri i 21 janarit.
Për punën e kryer, ai do të kandidohej për drejtimin e kryeqytetit, duke qëndruar teresisht pasiv 4 vite në krye të Bashkisë. Pas humbjes së PD-së, Berisha do të jepte dorëheqjen, duke ia besuar “krijesën” e tij, pikërisht Bashën.
Edhe pse formalisht ishte larguar nga drejtimi i PD, ende hija e Berishës në këtë parti ishte e rëndë duke stepur kundërshtarët e Bashës që të ndërmerrnin një aksion për rrëzimin e kryetarit të PD.
Gjithsesi, humbjet e njëpasnjëshme të Bashës ulën ndjeshëm mbështetjen në radhët e demokratëve. Pas shpalljes së Berishës “non grata” vitin që kaloi, ky I fundit pa si zgjidhje rikthimin në PD dhe largimin e Bashës. Rivaliteti mes tyre ccoi gjer aty sat ë tentohej marrja me dhunë e selisë së PD-së nga mbështetësit e Berishës. Humbja e 6 marsit, shënoi me sa duket dhe fundin politik të Bashës dhe rikthimin e Berishës në PD.
Tirananeës.al sjell për lexuesit e saj disa nga fotot më pikante të drejtimit të PD nga Lulzim Basha, duke treguar më së miri dhe raportin mes Bashës dhe Berishës.











