Deputeti socialist Besian Ajazi është bërë baba i dy binjakëve, Drenit dhe Glorit.
Lajmin e ka ndarë vetë Ajazi teksa shprehet se kjo është dita më e lumtur dhe e veçantë në jetën e tij.
“Për herë të parë nuk di çfarë të shkruaj e si ta shkruaj.
Kjo është dita më e lumtur dhe më e veçantë në jetën time
Dren dhe Glor më bënë baba për herë të parë, më dhanë emocionin më të fortë që kam përjetuar ndonjëherë
Jonida sakrifikoi shumë javë në spital por ia doli ta mbushë shtëpinë tonë me gëzim e hare ndërsa degës gjenealogjike të Selmanit i dha trashëgimi
Faleminderit Zot
Faleminderit nga zemra stafit të mrekullueshëm të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për profesionalizmin dhe përkushtimin por në veçanti drejtueses së apasionuar të institucionit Prof.Asoc. Eliona Demaliaj që ndoqi dhe kreu me sukeses të gjithë procesin”, shkruan Ajazi.
Postime te ngjashme
Add A Comment
