Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Basha iku, në 2025 të zjedhim më të mirin mes të mirëve

20:44 / March 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 Kika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mentor Kikia

Basha iku, në 2025 të zjedhim më të mirin mes të mirëve. Ca mendojnë se ishte shkarkuar por nuk donte të ikte, ca thonë se dha dorëheqjen… Por ai sot la zyrën, edhe pse tha se nuk do të ikë, thjeshtë bëri pak mbrapa, dhe do të kontribojë sërish për kauzën që nuk e bëri dot asnjëherë.

Tashmë ata të Bashës kërkojnë që tërheqja e Bashës të shoqërohet edhe me tërheqjen e Berishës, si kusht që të dyja palët të bashkohen. Madje kërkuan edhe negociatorë ndërkombëtarë.

Gjasat janë që më i lehtë të konsiderohet bashkimi i dy Gjermanive në 1990 se ai i dy PD-ve në 2022. Por ai që humb nuk dikton kushte. Ai që dorëhiqet, ikën dhe kaq. Nëse ata i qëndrojnë kushtit, do të kemi sërish dy PD, një të Berishës dhe një tjetër(atë zyrtaren), me misionin e vetëm, të qenit parti anti-Berishë.

Por Berisha ka shumë pak gjasa të ikë. Në fund të fundit, ata që i kërkojnë sot të ikë, e kanë përjashtuar njëherë. Gjithësesi, nëse bëhen zgjedhje në një PD të bashkuar, ato i fiton Berisha. Nëse PD nuk bashkohet, sërish “pjesa” e Berishës do të jetë opozita reale, sëbashku me LSI-në.

Me pak fjalë, nga do qa ta rrotullohet situata, në pranverën e 2025 shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje dhe do të kenë përpara si alternativa Ramën, Berishën dhe Metën.

Edi Rama që kërkon një mandat të katërt si kryeministër, pasi ka qenë ministër e kryetar bashkie.

Sali Berisha që kërkon rikthimin e katërt, pasi ka qenë një herë president e dy herë kryeministër.

Ilir Meta kërkon një rikthim, pasi ka qenë më parë kryeministër, disa herë ministër, e president.

Në 2025 bëhen plot 35 vjet nga rënia e komunizmit, kur këta tre burra ishin autorë dhe aktorë të atij që u quajt revolucion. Nuk janë më as Regani as Gorbaçovi, as Bushi i madh e as Bushi i vogël, as Helmut Koli, as ….

Vetëm Bashar Al Assad dhe Vladimir Putin(pak më vonë), kanë mbetur nga ajo kohë.

Unë jam i bindur se sovrani shqiptar, në 2025 do të zgjedhë më të mirin prej tyre, ashtu siç ka bërë gjithmonë.

Basha Mentor Kikia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Kur karma është vërtetë bitch

21:45 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.