Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij agjentë rus?! – Monika Kryemadhi: Asnjëri s’e mban mend kush e serviri në PD!

22:20 / March 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monikakryemadhi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sqaruar deklaratat që bëri disa ditë më parë se Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela janë agjentë rusë.

Në një intervistë në Vizion Plus, Kryemadhi tha se askush nuk e mban mend se si ka ardhur Basha në Shqipëri dhe kush e serviri në Partinë Demokratike.

Sipas saj, kur Basha akuzohej për financimet ruse, Kryemadhi thotë se i ka kërkuar që kjo çështje të hetohej.

Pyetje: Ju thatë se Basha dhe bashkëshortja ishin të infiltruar rusë

Kryemadhi: Asnjë nuk e mban mend si ka ardhur, kush e solli. Kush e serviri në PD.

Pyetje: Sali Berisha duhet ta mbajë mend.

Kryemadhi: Në vitin 2005 ishte KOP-i i famshëm që nuk ishte vetëm Lulzim Basha por edhe shumë intelektualë të tjerë që shumë ikën tek Edi Rama. Armiku yt nuk të vjen me fytyrën e vetë, por të gjen një person që nuk e konsideron armik, por edhe mik nuk e ke. Zakonisht, qoftë dhe në literaturat e diplomacisë, kanë qenë vende neutrale që kanë negociuar për marrëveshje të padukshme. Po të bësh një analizë, përdorimi i kancelares Merkel për djegien e mandateve dhe përdorimin e Bundestagut gjerman për bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Më pas mbyllja e gojës për ndryshimet kushtetuese që i hoqi të drejtën koalicioneve.

Në gjithë historikun, ardhja e Edi Ramës në pushtet në vitin 2013. Fuqizimi i Lulzim Bashës si kryetar i opozitës. Që nga viti 2015, fuqizimi i Serbisë në rajon është me hapa të jashtëzakonshëm. Ndërkohë që Shqipëria shkërmoqej në ndërtimin e sistemit të demokracisë. Këtu lulëzoi ekonomia serbe. Shqipëria distributorin kryesor e ka në Serbi. Më parë kanë qenë kryesisht në Greqi dhe Itali. Indicja vjen më pas me financimet ruse. Kur u akuzua Basha, unë nuk i kam dalë në krah, por i kam thënë që kjo gjë duhet të hetohet deri në fund. Ne e kemi me Kushtetutë që nuk duhet të kemi investime ruse në Shqipëri.

agjente Basha Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.