Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fatos Lubonja: Meta është kështjella e fundit që se ka kapur Rama, por e kanë burgosur në Presidencë

18:36 / March 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatos lubonja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatos Lubonja ka vlerësuar qëndrimin e presidentit Ilir Meta lidhur me situatën politike në vend.

Në një lidhje nga Italia me studion e lajmeve në News 24, ai komentoi protestën e opozitës të shtunën.

Lubonja  e cilësoi presidentin Meta si kështjellën e fundit të pakapur nga Rama, ndaj dhe sipas tij, luan një rol të rëndësishm.“Përgjithësisht e kam ndjekur qëndrimin e Metës. Për mendimin tim është një qëndrim dhe mbështetje e butë për opozitën. Mendoj që duhet të marrë përgjegjësitë Edi Rama dhe shteti. Unë kështu e kam kuptuar përgjithësisht qëndrimin e Metës.

Në qoftë se do të sulmohet, ndoshta mund të jetë më eksplicit në qëndrimet e veta.

Më duket se është i burgosur në zyrën e tij.

Do ishte më i rëndësishëm po të ishte në krye të partisë së tij.

Duke qenë se është kështjella e fundit e pakapur nga Edi Rama, luan një rol të rëndësishë” u shpreh Lubonja.

Kur Edi Rama përmend zgjedhjet e parakohshme, mendoni se do të ketë një moment ku do të tërhiqet?

Nuk më duket se është në këtë rrugë, më shumë mund të presësh një krizë të tillë dhe të largohet nga politika se një marrëveshje apo dialog për të larguar vendin nga kriza.

Ai nuk e pranon dot idenë e humbjes në këtë lojë.

Por kërkon të gjitha mundësitë dhe mjetet, nëpërmjet blerjes së deputetëve apo mediave të huaja.

Unë kështu e shikoj, po të tjerat janë manovra.

Si e shikoni situatën , opozita bëri protestën e saj të madhe të shtunën. Në çfarë pike jemi tani?

Unë, është e veshtirë të përcaktosh ekzaktësisht pikën se i bie që dimë fillimin dhe fundin. Mendoj që jemi në një pikë, ku mbi të gjitha duhet reflektuar nga të gjithë, veçanërisht nga qeveria për një alternativë ku duhet të negociojmë.

Nuk duhet të krijojmë imazhin që Shqipëria është në rregull, por imazhin që duhet të krijojmë është ajo e ditës së shtunë, ajo  e opzitës, apo ajo që paraqiti Rama që është një revoltë pallati.

Dhe kjo këmbungle për të vazhduar në llogoren e propagandën nuk na çon askund.

Pra, pas këtyre protestave, ajo ideja që parlamentin e kemi në rregull. Kjo mund të jetë në rregull për një regjim diktaktorial, por nuk është zgjidhja e duhur.

A do ndryshojnë ata? A do të ndalojnë një instalim të diktakturës?

Janë gjëra që varen nga zhvillimet e reja dhe imponojnë zhvillimin e protestave të fuqishme. Edhe gratë e vuajnë më shumë pjesën e protestave. Padyshim ka  edhe fëmijë. Po të shikosh % duhet të ishte 50 me 50 . Përgjithësisht mendoj që sa më e madhe të jetë protesta aq më paqësore është. Fëmijët t’i lëmë jashtë loje.

Ilir Meta Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamtumirë gomone! Shqiptarët tani po futen ilegalisht me jahte në Angli, The Sun infiltrohet brenda grupit të trafikantëve

11:06 / July 7, 2026

Policia e Shtetit hap garën për drejtuesit e tre departamenteve kryesore, afati i aplikimeve 13 korrik

10:57 / July 7, 2026

Samiti i NATO-s në Ankara/ CNN: Trump shton presionin ndaj aleatëve evropianë për tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Evropa

10:20 / July 7, 2026

Sot e nesër samiti i NATO-s në Ankara, Kryeministri Rama niset drejt Turqisë! Takim me Erdogan

10:08 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.