Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

20-vjeçarit shqiptar i kërkohen 5 mijë euro ose ndryshe do e vrasin

12:09 / March 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit e1635338214517
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një kallëzim i bërë nga një 20-vjeçar ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës. Në denoncimin e tij, i riu pretendon se është gjobitur nga miku i tij me shumën e pesë mijë eurove.

Prokurorët kanë nisur nga puna pas marrjes së këtij denoncimi nga shtetasi Kledian L., i cili ka kallëzuar në Komisariatin numër 4 duke pretenduar se ka qenë i shoqëruar në këtë komisariat disa ditë më parë, bashkë me mikun e tij Maksi R pasi këtij të fundit i gjetën një sasi lënde narkotike në atlete, të llojit kokainë.

“Pasi na shoqëruan, unë dola i pari nga ambientet e shoqërimit, pas 2 orësh, ka dalë edhe Maksi”, thotë i riu.

“Menjëherë sapo ka dalë nga drejtoria, Maksi më tha se kam paguar 5 mijë euro avokatin dhe duhet t’i ndajmë përgjysmë.  Maksi këtë shumë ma kërkonte në mënyrë të vazhdueshme, edhe e shikonte si detyrim nga ana ime, sa kohë na kishin kapur së bashku. I thashë nuk kam pse të t’i paguaj, pasi nuk e di as kujt ia ke dhënë.  Ai më shkroi në Whatsaap edhe unë sërish i thashë të njëjtën gjë. Ai më thotë  Ok, se e zgjidh unë si do i japësh t’i lekët.

Një ditë më pas isha në qendër të Tiranës, nuk e di si e morën vesh që isha në atë vend, më erdhën nga pas 3 çuna, 2 me kapuç dhe një pa kapuç, m’u afruan nga pas edhe më pyetën, “ti je Klediani? Mos bëj zë se të vramë”. Unë nuk ndalova, edhe u nisa me nxitim te autobusi, ata më shkuan nga pas, edhe më thanë ke 3 ditë kohë edhe bëj gati 5 mijë euro se do të vrasim. Dy ditë më pas vazhdoja të merrja thirrje nga numra të panjohur dhe jashtë vendit që më kërcënonin. Unë dyshoj që pas kësaj, qëndron Maksi”, vijon më tej ai.

Policia ka marrë edhe personin e akuzuar, por ai ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë.

“Klediani më ka 1 mijë euro borxh edhe gjatë kësaj kohe e kam marr në telefon për kafe. Në kishim lënë që do të m’i shlyente ato çdo muaj”, deklaroi nga ana tjetër Maksi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndeshja Shqipëri-San Marino/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

09:36 / October 6, 2026

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.