Prej disa ditësh, data 22 mars ishte vendosur që të ishte dita pa makina dhe sot qytetarët kanë lëvizur në këmbë, duke shijuar ardhjen e pranverës.
Kjo është publikuar në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë disa foto në të cilat shihen qytetarë të shumtë që kanë nëpër Tiranë dalë me biçikleta. Aty vihen re persona nga të gjitha moshat, që nga fëmijët, prindërit deri te të moshuarit.
Ndërkohë, kreu i qeverisë u shpreh se fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave do të jenë pjesë e punës së përbashkët me pushtetin vendor.
“DITA PA MAKINA duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona”, ishin fjalët e kryeministrit krahas fotove.
