Sokol Balla i sapo rikthyer në në postin e drejtorit të informacionit ka pasur probleme shëndetësore dhe gjendet në spital. Ende nuk dihen detaje të tjera deri tani për gjendjen e tij, por dihet vetëm që është në spital, ku ka shkuar me urgjencë.
Kujtojmë se Balla është një gazetar me shumë përvojë dhe eksperiencë, me poste drejtuese në disa nga televizionet kryesore të vendit.
Ai u bë i njohur në , ku për shumë vite drejtoi redaksinë e lajmeve, po ashtu kishte emisionin e tij “Top Story”, dy herë në javë. Më pas provoi edhe televizione të tjera, si Vizion + apo së fundmi News 24, po ashtu njihet për shkrimet dhe analizat e tij të shpeshta në revista e gazeta.
