Zjarre masive kanë shpërthyer në afërsi të reaktorit bërthamor të Çernobilit, me Ukrainën që pretendon se kontrolli rus i termocentralit të braktisur po pengon përpjekjet për të kontrolluar flakët, raporton The Guardian.
Të paktën shtatë zjarre janë vërejtur brenda zonës përmes imazheve satelitore të marra nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.
Zjarret ndoshta janë ndezur nga “agresioni i armatosur i Federatës Ruse”, tha parlamenti ukrainas, megjithëse nuk është e qartë nëse ishte bombardim, zjarrëvënie apo ndonjë faktor tjetër që shkaktoi shpërthimin. Zjarret si këto brenda 10 km nga uzina janë “veçanërisht të rrezikshme”, shtohet në deklaratë, me Ukrainën që pretendon se zjarrfikësit e saj nuk janë në gjendje të merren me flakët për shkak të pranisë ruse.
