Ushtria ruse ka goditur me raketë stacionin e trenit Pavlohrad-2 në qytetin e Dnipropetrovsk.
Këtë e ka konfirmuar Shefi Rajonal i Luftës dhe Administratës Civile, Valentin Reznichenko. Sipas CNN, si pasojë e sulmit është vrarë një person.
“Raketa nxori nga shinat 15 vagonë mallrash dhe shkatërroi një pjesë të rrugës, tha Reznichenko. Operacionet e stacionit janë pezulluar për një kohë të pacaktuar, shtoi ai.
Pavlohrad është një udhëkryq i rëndësishëm për sistemin hekurudhor të Ukrainës. Është një qendër mallrash hekurudhore dhe lidhje transporti me disa rajone lindore, të cilat janë vija e frontit aktiv në luftën e Rusisë me Ukrainën.
