Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Epidemiologu veterinar: Ja si mund të dalloni një pulë të infektuar me gripin e shpendëve

21:14 / March 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gripi pulat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngordhja e 340 mijë pulave për shkak të gripit të shpendëve ka ngritur shqetësimin e konsumatorëve se mos preken nga ky virus, edhe pse Ministria e Bujqësisë shprehet se ky grip nuk transmetohet tek njerëzit me konsumimin e produkteve dhe nënprodukteve të pulës kur ato gatuhen me mbi 70 gradë.

Epidemiologu veterinar Kujtim Mersini u shpreh se gjasat për hedhjen në treg të pulave të sëmura janë shumë të pakta për shkak të kontrolleve. Mirëpo duke marr parasysh rastin më të keq ai jep disa këshilla për dallimin e mishit të tyre nga edemat apo njolla të mavijosura në trup.

“Gjasat që pulat e infektuara të hidhen në treg janë shumë të vogla. pore dhe sikur të mendojmë që një dashakeqës e bënë këtë gjë, nëse shpendi preket paraqitja  e pulës nuk është si ajo që ne blejmë çdo ditë me lëkurë të pastër dhe  pa dëmtime. Pulat e infektuara kanë edema dhe njolla të mavijosura. Askush nuk do blinte një pulë që në sy të  parë duket se nuk është normale”, tha eksperti veterinar.

Lidhur me origjinën se nga vjen gripi i shpendëve, epidemiologu veterinar tha se “në shumicën e rasteve kjo vjen nga shpendët e egër, por në rastin specifik nuk dihet se si ka ndodhur”.

Gjatë ditës së sotme mediat treguan me video proçesin e groposjes së pulave si pasojë e gripit të shpendëve. Në zonën e Shijakut janë hapur 2 gropa ku do të asgjësohen pulat e ngordhur. Gropat ndodhen larg zonave të  banuara, e megjithatë ka shumë pranë toka bujqësore, ku ka edhe të mbjella apo bagëti që kulloten. Pulat e ngordhura hidhen nga kamioni në gropë, më pas i vendosen dezifektanti (pluhuri i bardhë), dhe më pas gropa mbulohet.  

dalloni infektuara pulat veterinari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.