Deputetët e Partisë Socialiste do të zbresin në terren për të verifikuar çmimet. Lajmi u bë me dije nga kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit, Balla tha se edhe deputetët do t’u bashkohen ministrave për të kontrolluar në terren çmimet, me qëllim që të mos u lihet hapësirë abuzuesve.
Në mbledhjen e drejtuar sot prej tij, kreu i grupit socialist zbuloi gjithashtu se u vendos mbi modalitetet e zhvillimit të mocionit të debatit në seancën e ditës së nesërme në Kuvend, kërkuar nga Partia Demokratike.
