Këtë paradite, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i këtij grupi, Taulant Balla foli para mikrofonave të gazetarëve edhe për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Ndërkohë që presidentit aktual të Republikës, Ilir Meta i përfundon mandati më 24 korrik, Balla theksoi se Kuvendi ka ende kohë në dispozicion. Megjithatë, numri i 2 i socialistëve u shpreh se deri më 24 maj do të jetë përzgjedhur emri i Presidentes apo Presidentit të ri të Republikës
“Neni 88 i kushtetutës ka përcaktuar kohën kur fillon procesi i përzgjedhjes së presidentit. Jo më vonë sesa 60 ditë nga data e përfundimit. Jo më vonë se 24 maji. Kemi ende kohë. Dhe ditë. Deri sa të fillojmë procedurën. Procedura merr 5 raunde votimi. Do kemi presidentin ose presidenten e re”, deklaroi Balla.
