Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço: Ka dyshime se turistët rusë në Golem u vranë nga shërbimet sekrete të Rusisë

14:13 / March 23, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gazi 1 750x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vdekja e katër turistëve rusë që ka ndodhur në tetor të vitit që lamë pas, në Golem akoma është një mister, sipas profesorit të Kriminologjisë, Ervin Karamuço tashmë pas 5 muajsh nga hetimet kanë dalë në dritë disa fakte që ato mund të jenë vrarë nga substanca nervore.

Karamuço shprehet se një ndër shkaqet kryesore që çoi në humbjen e jetës së familjes ruse në vendin tonë, është se kryefamiljari rus Sergei Burenkova, ka qenë kolonel në ushtrinë ruse dhe ka qenë pjesë e dy luftërave ndaj Çeçenisë, ku janë kryer krime të rënda njerëzore.

Profesori i kriminalistikës është shprehur ndër të tjera se informacionet që ai ka pasur mund të jenë dhe shkak që vetë shërbimet sekrete ruse ta kenë gjurmuar dhe vrarë.

Ai ka theksuar se një ndër dyshimet kryesore mund të jetë ndonjë nga shoqëruesit e familjes ruse, pasi ato udhëtonin në një grup prej 12 vetash dhe sot aktualisht tre prej tyre janë nën hetim.

“Për gjashtë muaj ne nuk folëm por megjithatë kanë dalë në pah disa dokumente. Një prej pjesëtarëve është kolonel deri në vitin 2016 në federatën ruse që merrte pjesë në disa misione. Siç ishte ajo në Çeçeni që e bën një person shumë problematik, dhe është e çuditshme sesi është futur në vendin tonë .Ai kishte shkuar në Maqedoni dhe mbase mund të ishte me një mision sekret.

Për shkak të strategjisë ruse që po ndjek vitet e fundit duket se dhe zgjedhja e vendit të vrasjes së tij që është një vend anëtarë në NATO siç është Shqipëria”, tha Karamuço.

“Ambasadori rus e mohoi zyrtarisht dhe tha se nuk ka mbajtur asnjë funksion ushtarak besoj se një informacion të tillë e fshehu për të mos i dhënë publikut një ushqim dhe si duket ambasadori zgjodhi që këtë informacion ta mbante të fshehtë dhe i cili doli pas 5 muajsh. Të jesh kolonel i ushtrisë ruse dhe të kesh marrë pjesë në dy luftëra do të thotë që të jesh pjesë e masakrave dhe që mund të kishte shumë informacion. Në vitin ’99 Rusia ka pasur një 11 shtator ku nga shpërthimet në dy pallate janë vrarë 300 banorë dhe mbi 1 mijë të tjerë u plagosën dhe autoritetet ruse e faturuan një gjë të tillë myslimanëve. Ato e quajtën 11 shtatori për shkak të tillë.

Më pas hetimet treguan se myslimanët e radikalizuar të Çeçenisë nuk kishin lidhje por që kjo ishte një lojë e ushtrisë ruse. Por nuk duhet nëse ky person që ka humbur jetën në Shqipëri ka pasur apo jo informacione në lidhje me një ngjarje të tillë. Por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me hetimet që janë marrë nga Rusia. Kjo ngjarje që ne po flasim mund të ketë pasur një qëllim për destabilizim që janë përpjekur që ta risjellin përmes turizmit.

profesorit të Kriminologjisë, Ervin Karamuço t

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

13:04 / October 6, 2026

Kosovë, afati i fundit për presidentin/ Nuk ka dakordësi mes partive, ligji për “Specialen” mbetet peng

11:11 / October 6, 2026

Shërbimet onkologjike më pranë pacientëve, ministrja Spahiu: Borde tumoresh në spitalet rajonale

09:47 / October 6, 2026

Ndeshja Shqipëri-San Marino/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

09:36 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.