Pasditen e sotme do të mblidhet në selinë blu kryesia e Partisë Demokratike.
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e cila do të mbahet në seli duke u bërë me dije anëtarëve të kryesisë.
Në mbledhje pritet të diskutohet për situatën e brendshme në Partinë Demokratike.
Mbledhja vjen dy ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe caktimit si kryetar i komanduar i PD, Enkelejd Alibeajt.
