Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Epidemia e shpendëve, AKU kontrolle në terren orët e fundit

20:05 / March 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pulat e ngordhura 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon inspektimet në tregje dhe markete të ndryshme të vendit që pas shfaqjes së gripit të shpendëve në disa zona të vendit.

AKU njofton se Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda, mori informacion nga drejtues të rrjeteve të marketeve mbi efikasitetin dhe inspektimet e AKU-së që nga fundi i janarit e deri më sot.

“Ne kemi nxjerrë një urdhër për shtimin e kontrolleve dhe monitorimin më të thelluar gjatë periudhës së fundit të janarit dhe e kemi shtrirë deri tani, që kur kjo sëmundje filloi të shfaqej në vendet e BE-së. Kemi qenë rigorozë për ndjekjen e gjurmueshmërisë për këto produkte shpendore”, tha Deda.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit monitoron dhe inspekton të gjithë territorin e vendit në kuadër të garantimit të shëndetit të konsumatorit, parandalimin e praktikave abuzive në tregtimin e vezëve të pavulosura e me mungesë gjurmueshmërie dhe mishit të pulës pa dokumentacion të rregullt veterinar nga thertorja e pa certifikatë veterinare. Po kryhen kontrollet në të gjithë drejtoritë rajonale në pikat e tregtimit, magazinat, tregjet, marketet e supermarketet, stabilimentet e prodhimit të vezëve e përpunimit të mishit të shpendëve”, thuhet në njoftim.

Drejtoresha e AKU-së u bëri thirrje shtetasve se produktet e kontrolluara janë të sigurta dhe kërkoi konsumatorëve bashkëpunim që të denoncojnë çdo abuzim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.