Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretares së DASH Madalene Albright. Me anë të një postimi në Twitter, Kim shkruan se ajo ishte një kampione e palodhur e demokracisë dhe një mike e vërtet e popullit shqiptar. Kim gjithashtu ka kujtuar kohën kur Albright vizitoi Shqipërinë në vitin 2000.
Postimi i Plotë:
Kur Madeleine Albright vizitoi Tiranën në vitin 2000, ajo tha: “Ndërsa shikojmë përpara drejt një të ardhmeje të re dhe më të ndritshme për Evropën Juglindore, ne shikojmë nga Shqipëria për të ndihmuar në udhëheqjen e rrugës.” U preftë në paqe kjo kampione e palodhur e demokracisë, mike e vërtetë e popullit shqiptar dhe një amerikane e shkëlqyer.