Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lokalet/ PS harton listën e 61 kandidatëve për kryebashkiakë, emrat që po diskutohen

19:54 / March 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej muajsh PS ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Pritshmëritë ishin që lista garuese e kandidatëve për kryetar bashkie të publikohej gjatë Kongresit të së shtunës. Por kryesia vendosi që këtë proces ta shtyjë pas kongresit.Një burim nga PS i tha Top-Channel se kjo ka ndodhur për arsye të vijimit me sondazhet për disa qytete ku kjo forcë politike ka ende dilema për kandidatët.

Bëhet fjalë për përzgjedhjen e kandidatëve në Shkodër, Durrës, Burrel, Berat dhe disa bashki të tjera.

Ndërkohë të konfirmuar indirekt deri më tani për garën e 30 qershorit janë Erion Veliaj në Tiranë, Armando Subashi në Fier, Dritan Leli në Vlorë.

Sakaq mësohet se në diskutim për të kandiduar në Kukës një bashki e djathtë socialistët pritet të hedhin në fushës betejës elektorale Safet Gjicin.

Deputeti Pjerin Ndreu prej kohës ka nisur punën në Lezhë bashki, e cila mbahet nga LSI.

Në bashkinë e djathtë si Pogradeci pritet kandimimi deputetit socialist Ilir Xhankolli.

Një tjetër deputet socialist Ilir Ndraxhi është projektuar për bashkinë e Shijakut.

Në garën për të fituar një tjetër bashki të djathtë si ajo e Vorës si favorit socialistët shikojnë ish perfektin e Tiranës deputeti Sadi Vorpsi.

Për Gjirokastrën në garë për kandidim janë deputeti Flamur Golemi, Armand Hilaj kryetar qarku, Ornela Çuçi zëvendës ministre e Mjedisit dhe homologia e saj nga ministria e punëve të jashtme Artemisa Dralo.

Për t’ja fituar demokratëve bashkinë e Kavajës i preferuari socialistëve është mjeku Arben Rrugia, i cili nuk e ka konfirmuar ende pëlqimin për të hyrë në garë.

Për Prrenjasin socialistët do të garojnë me Nuri Belbën. Tropojën bashki e djathtë, do të tentojnë ta fitojnë me Rexh Biberajn. Tashmë në Elbasan ka nisur punën Glent Llatja për të zëvendësuar Qazim Sejdinin.

Saranda me gjasë pritet t’i besohet Stefan Cipës ish zv/ministër i Brendshëm dhe ish drejtor i Burgjeve.

tirananews.al zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunoi të miturën dhe më pas të ëmën, arrestohet 15-vjeçarja në Fier, i shkaktoi lëndime fizike

11:56 / July 7, 2026

Gjyqi i Veliajt/ Ajola Xoxa: Jam me leje lindje, të pezullohet procesi për 63 ditë

11:48 / July 7, 2026

Samiti i NATO-s në Ankara: Shqipëria pritet të firmos si vend themelues marrëveshjen për krijimin e Bankës së Mbrojtjes

11:29 / July 7, 2026

Kufizimi i praktikës së ‘arrestit me burg’, Gjykata e Lartë zbardh vendimin: Është masa e fundit që jepet, duhet të shqyrtohen më parë masat më pak rënduese

11:21 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.