Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri serb i Mbrojtjes kërcënon: Hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në luftë në Kosovë

20:52 / March 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vulin 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i njohur për deklaratat kërcënuese e fyese ndaj shqiptarëve e Kosovës, ka dalë me një të tillë edhe të enjten mbrëma.

Ai e ka quajtur “provokim të përmasave të mëdha” pezullimin e gjyqtares serbe nga Mitrovica që mori pjesë në takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, të martën në Beograd. Ai shtoi se ky është një hap drejt përfshirjes së vendit të tij në luftë në Kosovë.

“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilat shqiptarët padyshim po i përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thërret takim në Bruksel dhe ndalon çdo lloj dhune kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, ka thënë Vulin, përcjell “B92”.

Për pezullimi i gjyqtares serbe, është shprehur edhe presidenti Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç.

Vuçiç tha se “Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë”, ndërkohë Bërnabiç shtoi se Marrëveshja e Brukselit tashmë është e vdekur.

Pezullimin e gjyqtares serbe, Liljana Stevanoviç, e bëri sot Këshilli i Gjyqtarëve të Kosovës, pasi të martën u pa në takimin e Këshillit të Sigurisë Nacionale në Beograd, të thirrur nga Vuçiç.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentet tronditëse! Hitleri vrau mbesën e tij? Zbulimi i rrallë prej gati 1 shekulli

21:39 / September 25, 2026

Fjala e plotë e Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është “kujt”

21:21 / September 25, 2026

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e një miliard njerëzve

20:59 / September 25, 2026

Ishte destinuar për në Kosovë, Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

20:40 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.