Përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja Vesa Luma ka publikuar një pjesë të shkëputur nga ditari i saj personal, të cilin e mbante në vitin 1999, vit ky kur po zhvillohej lufta në Kosovë. Ajo ka zgjedhur të ndajë një moment mjaft të vështirë, ku situata ishte shumë dramatike dhe ndërhyri NATO.
“Është ora 20:00, mu po më dridhet dora se qetash po e di se situata në Kosovë është shumë dramatike, prandaj ka ndërhy NATO. E tash na e kanë nal rrymën”, ishte pjesa që artistja kishte shkëputur nga ditari dhe e kishte shpërndarë në “Instagram”.
Ndërkaq, tani që kanë kaluar shumë vite gjërat janë totalisht ndryshe dhe Vesa jeton në Zelandën e Re bashkë me familjen e saj, bashkëshortin Big Basta dhe djalin e tyre.
