Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Milot/ Mes vreshtit kishte dhe kanabis, prangoset 53-vjeçari

09:19 / March 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5ad336ab37c609bdca0fa7f80c6e9a6d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Milotit ka vënë në pranga një 53-vjeçar pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. I arrestuari është A. H., 53 vjeç, banues në Laskaj, Fushë Milot.

Sipas uniformave blu, në tokën e cila ishte në pronësi të këtij shtetasi, ndërmjet agrumeve dhe vreshtit janë gjetur të kultivuar 440 fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet intensive të territorit dhe bashkëpunimi me qytetarët, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar me kontrolle në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, falë dhe informacioneve të qytetarëve, në vendin e quajtur Laskaj, Fushë Milot, Kurbin, në tokën në pronësi të shtetasit A. H., 53 vjeç, ndërmjet agrumeve dhe vreshtit janë gjetur të kultivuar 440 fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 53 vjeç, banues në Laskaj, Fushë Milot.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për sensibilitetin dhe besimin e treguar së fundmi dhe i garanton ata se strukturat e DVP Lezhë janë tërësisht të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në tërësi, për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

13:04 / October 6, 2026

Hekurudha Tiranë-Durrës-Aeroport, Karakaçi: Shërbim modern, i rregullt dhe i besueshëm për qytetarët

12:57 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.