Sot është shënuar dita e 29-të e luftës në Ukrainë, ku rusët vazhdojnë bombardimet nëpër disa qytete dhe po e çon këtë vend drejt një shkatërrimi.
Por sipas “Wall Street Journal”, Britania e Madhe pretendon se ka zbuluar mercenarët rusë synojnë të eleminojnë Presidentin e Ukrainës. Bazuar në raportin e tyre, Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sanksione ndaj grupit të quajtur “Wagner”, i cili thuhet se po planifikon vrasjen e Volodymyr Zelenskyy-t.
Nga sa kuptohet, ekzekutorët e grupit të përzgjedhur paraushtarak “Wagner” e cila është e lidhur me rrethinat e Putinit, u kthyen në Ukrainë me synimin për të vrarë Zelensky.
Gjithashtu, edhe sipas një raporti të fundit të publikuar në “British Telegraph”, qindra anëtarë të grupit “Wagner” janë kthyer në territorin ukrainas pasi kanë marrë një “urdhër personal” nga Putin për të vrarë Zelenskyy-n ose të paktën dy nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Kryeministrin, Dennis Smihal ose Shefin e Shtabit, Andrei Yermak.
