Ditën e sotme, Policia e Tiranës ka arritur të vejë në pranga një 21-vjeçar i cili akuzohet se shkaktoi aksidentin e ditës së djeshme në dalje të kryeqytetit, në drejtim të Elbasanit. Për pasojë, në këtë ngjarje mbeti i vdekur një 57-vjeçar. Ky i fundit ishte duke lëvizur me një motorçikletë në momentin kur është përplasur nga i riu me makinë dhe ka humbur jetën në vend.
Njoftimi i policisë:
“ P. Z., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, në afërsi të një qendre tregtare, është përplasur me një motomjet dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. Xh., 57 vjeç”.
