Këngëtarja Nora Istrefi është një prej artisteve më të dashura dhe më të pëlqyera të publikut shqiptar feston sot ditëlindjen e saj të 36. Nora ka lindur më 25 mars të vitit 1986 dhe sot ajo mbush plot 36-vjeç.


Që në çastet e para pas mesnate, këngëtarja ka marrë shumë mesazhe dhe urime nga miq, shokë dhe familjarë. Sigurisht që mes tyre ka qenë edhe motra e vogël, Era, e cila është një yll ndërkombëtar tashmë në muzikë. Përmes një fotoje në “Instastory”, Era shkruan: “Urime ditëlindjen, bukuroshe. Jam mirënjohëse për të gjitha kujtimet tona dhe e emocionuar për t’i krijuar të rejat së bashku”.

