Gjatë një deklarate të tij, kryetarja e ekipit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Ukrainë deklaroi se vëzhguesit kanë siguruar informacione për varreza masive në qytetin e Mariupolit. Mësohet se një prej tyre mund të përmbante rreth 200 trupa.
“Ne kemi marrë informacion për varret masive që ndodhen atje,” u shpreh Matilda Bogner për mediat e huaja.
Bogner tha gjithashtu se kishte marrë informacion për ushtarë rusë që vrasin civilë në makina gjatë evakuimeve dhe ka dokumentuar raste të zhdukjeve me forcë të një sërë zyrtarëve ukrainas, disa prej të cilëve edhe janë marrë peng.
