Departamenti Amerikan i Shtetit ka hequr Shqipërinë nga “lista e zezë” sa i përket udhëtimeve në vendin tonë për shkak të Covid-19.
Në njoftimin e Ambasadës së SHBA për qytetarët thuhet se Këshilli i Udhëtimit për Shqipërinë ka hedhur udhëzimin nga “mos udhëtoni”, në “rimendojeni edhe një herë”.
Ndër të tjera thuhet se janë ulur infektimet në vend dhe se rreziku për t’u prekur nga COVID-19 dhe për të zhvilluar simptoma të rënda mund të jetë më i ulët nëse personat janë të vaksinuar plotësisht me një vaksinë të autorizuar nga FDA .
