Është përfolur shumë kohët e fundit që këngëtari Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu janë në një lidhje. Madje, këto spekulime se dyshja e famshme janë bashkë u përforcuan edhe më shumë pas bëjes virale të një videoje ku shihen të e tyre dy në një dasmë në Amerikë.

Për këtë gjë, ka ardhur së fundmi edhe reagimi i moderatores nga Kosova e cila e ka shoqëruar edhe pak me ironi atë që është përfolur në media. Ajo ka folur për këtë në emisionin e saj “Prive”, në rubrikën ‘E vërtetë e pavërtetë.” Në insertin e përgatitur, thuhet se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.
“Gjithçka nisi nga një puthje e cila si moment është postuar së pari nga vetë Liberta në mesin e dhjetëra postimeve nga atmosfera fantastike e dasmës. Por Liberta dhe Flori gëzojnë shoqëri të mirë nga një periudhë e gjatë prej 15 vjetësh më parë dhe kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit që mund t’i hasim në shoqëri e njëri-tjetrit.”, theksohet në insert.




