Në orët e para të mëngjesit është djegur një banesë dy katëshe në fshatin Stojan, të njësisë administrative Ulëz.
Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm banesa e djegur e cila ka dalë totalisht jashtë funksionit.
Nga ana e tij, pushteti lokal po merr masa për strehimin e pjesëtarëve të kësaj familje në një tjetër ambient.


