Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Dilaver Idrizin, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.
Megjithëse ka dëgjuar të gjithë versionin bazuar në dëshmi të familjarëve, i dyshuari ka mbajtur qëndrim mohues.
Ai ka thënë se nuk e ka hedhur bashkëshorten nga kati i tretë i apartamentit ku jetonin me qera në zonën e Babrrusë.
“Unë e dua bashkëshorten time”, ka thënë ai duke treguar itinerarin e ditës dhe duke mohuar aktet e dhunës.
Sipas tij, gjatë një konflikti banal me bashkëjetusen, e kishte goditur me një shpullë. Nga ana tjetër ka dëshmi që konfirmojnë të kundërtën që tregojnë se me 11 mars, pak ditë pasi gruaja kishte festuar 8 marsin kishte gjetur mesazhe urimi dhe i ka kërkuar llogari.
