Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë zhvillimit të provave zyrtare për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në Formula 1. Makina Haas e pilotit gjerman, Mick Schumacher ka pësuar një aksident të rëndë gjatë sesionit të dytë, ku për pasojë është përplasur me muret mbrojtëse të pistës.
Si ç’shihet edhe nga pamjet, aksidenti ishte i fortë, pasi makina u përplas me shpejtësi të madhe me barrierat mbrojtëse, gjë që detyroi komisarët e garës të nxjerrin flamurin e kuq dhe të ndërpresin provat zyrtare.
Momente ankthi dhe paniku kanë përshkuar të gjithë të pranishmit atje por edhe gjithë adhuruesit e këtij sporti, pasi ende nuk ka informacion për pilotin e ri gjerman. Ndërkohë, pas kësaj ngjarjeje në pistë u fut edhe një ambulancë.
Mësohet se makina e Schumacher është shkatërruar në një masë të madhe, ndërkohë që ankthi për gjendjen e pilotit të Haas është i madh.
Red Flag 🚩
— TSN (@TSN_Sports) March 26, 2022
Mick Schumacher has a heavy hit at Turn 12. #SaudiArabianGP #F1 pic.twitter.com/12lBHlXRex
