Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje aspak e hijshme në rrugën e “Bogdanëve” në Tiranë. Një djalë 32-vjeç, i cili është identifikuar me emrin Denis ka sulmuar dy vajza të cilat kanë qenë duke ecur në trotuar.
Në videon e siguruar nga “Opinion.al” e cila është xhiruar nga një kamera sigurie, shihet i riu teksa afrohet pranë tyre dhe fillon t’i godasë ato fort me grushte, por të dyja vajzat reagojnë menjëherë dhe mundohen të mbrohen. Fatmirësisht, në zonë ndodhen edhe kalimtarë të rastit të cilët ndërhyjnë për të përzënë agresorin ndërsa vajzat arrijnë t’i shpëtojnë nga duart.
Mësohet se 32-vjeçari është përfshirë edhe më herë në ngjarje të tilla si dhe është denoncuar në media.
Ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, megjithatë vazhdon të endet në rrugë duke u kthyer vazhdimisht në rrezik për vajzat.
