Një i shoqëruar ka humbur jetën, një tjetër ndodhet në gjendje kritike bashkë me një efektiv policie. Ky është bilanci tragjik i një zjarri të rënë mbrëmjen e sotme në komisariatin nr.5 në qytetin e Kamzës.
Dyshohet se dy të ndaluarit i kanë vënë flakën qelisë dhe më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit.
Ndërkohë policia sqaron se viktimë ka mbetur A.M, 26-vjeç, i arrestuar për dhunë në familje.
