Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Kush janë gjeneralët e vrarë rus, ç’do të thotë vdekja e tyre për luftën e Kremlinit?

15:33 / March 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjeneralet rus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën 12 gjeneralë rus raportohet se janë vrarë në luftimet në Ukrainë, megjithëse Kremlini konfirmon se vetëm gjysma e tyre kanë humbur jetën.

Po kush janë gjeneralët e vrarë? I pari është Gjeneral Rezantsev, i cili thuhet se u vra në luftimet në Kherson. Vdekja e tij ka ulur jo pak moralin e forcave ruse.

Ukraina thotë se ka vrarë edhe gjeneralin Oleg në  Mariupol, i cili thuhet se ka marrë pjesë edhe në luftën në Siri.  Po ashtu edhe gjeneralmajor Andrei Sukhovetsky raportohet se u qëllua dhe u vra nga një snajper në fund të shkurtit.

Ndërsa vdekja e gjeneralmajor Vitaly Gerasimov më 7 mars u njoftua nga inteligjenca ushtarake ukrainase bazuar në një telefonatë radio të përgjuar.

Gjeneralmajor Andrey Kolesnikov,u vra në luftime në Mariupol më 11 mars.

Ukraina thotë se ka vrarë edhe kolonelët dhe gjeneralët Andrei Zakharov, Konstantin Zizevsky, Yuri Agarkov, Dmitry Safronov, Denis Glebov, Magomed Tushaev, Vladimir Zhoga, por që pala ruse nuk e konfirmon vdekjen e tyre.

Por çfarë tregon vdekja e tyre për operacionin ushtarak të Rusisë?

“Dy teori janë se gjeneralët rusë shkuan në vijat e frontit për të zgjidhur rrëmujën strategjike në të cilën janë futur disa nga batalionet, ose për të inkurajuar ushtarët e demoralizuar të avancojnë”, thotë Korrespondenti i Sky News, Alistair Bunkall.

Sipas Zëvendës Marshallit Ajror Sean Bell, në përgjithësi ekzistojnë tre nivele të luftës: Taktike, operacionale dhe strategjike. Zakonisht, gjeneralët kryesorë do të vendoseshin larg luftës taktike, e cila do të thotë luftime në terren.

“Është e qartë se kjo luftë nuk ka shkuar ashtu siç priste Putini”, tha ai për Sky News.”Ai ka hequr qafe një këst të tërë gjeneralësh të lartë, ka sjellë disa të rinj dhe ju  mund të imagjinoni se cilat ishin urdhrat për ta – shkoni në front, unë dua të shoh disa veprime konkrete .”

Prandaj, ata po shihen “duke u përpjekur të frymëzojnë, motivojnë, udhëheqin, në nivel taktik, disa nga rekrutët dhe ushtrinë” në vijën e frontit, shtoi ai.

gjeneralet rus kremlinit vrare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.