Gjatë ceremonisë së mbrëmjes së djeshme të çmimeve “Oscars”, pati edhe situata të paparashikuara. Një incident i pakëndshëm ndodhi mes Will Smith dhe komedianit Chris Rock. Teksa ky i fundit ishte duke modeurar mbrëmjen, ai nisi të bënte shaka edhe me disa nga emrat më të njohur të industrisë së filmit që ishin prezent në ceremoni.
Rock përmendi edhe gruan e aktorit Will Smith, Jada Pinkett Smith, me të cilën bëri shaka për rënien e flokëve duke i thënë se mezi pret ta shohë në filmin.
“G.I. Jane 2”, duke iu referuar filmit i cili ishte prodhuar në vitin 1997 dhe kishte në rolin kryesor një femër e cila ishte dashur të hiqte flokët për t’iu bashkuar ushtrisë.
Por, Jada Smith vuan nga rënia e flokëve si pasojë e alopekisë, gjë që ka ndikuar edhe tek bashkëshorti i saj, aktori Will Smith, i cili pa hezitim ka shkuar në skenë duke e goditur me shuplakë komedianin Chris Rock.
Chris Rock ka vazhduar udhëheqjen e natës duke thënë se kjo është një ndër netët më madhështore në historinë e “Oscars”, deri sa Will Smith bërtiste nga publiku se Chris “duhet të mos e përmendte emrin e gruas së tij”.
Will Smith kërkoi falje gjatë pranimit të çmimit “Oscar”, për veprimin e tij ndaj komedianit.
