Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka bërë publik një super lajm për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në SHBA për qëllime turizmi apo biznesi. Nëpërmjet një videomesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, vetë ambasadorja amerikane deklaron se vizat turistike tashmë nuk do të jenë më 3-vjeçare, por do të zgjaten për një periudhë 10-vjeçare.
“Ndërsa festojmë 100 vjet marrëdhënie midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorja Yuri Kim ndan një lajm shumë të rëndësishëm, që do ta bëjë më të lehtë për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara. Shihni videon për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi fantastik!”, ka shkruar ambasada amerikane ne Facebook.
